‘Sexy’ Rita

Pas kolapsit të frikshëm që e pësoi duke e bërë një set fotografik, Rita Ora është duke u relaksuar në hotelin ku u vendos, në Miami, siç u pa edhe të mërkurën. 22 vjeçarja doli në ballkon me bikini të zeza, ndërsa ishte duke biseduar në telefon. Këngëtarja shqiptare kishte përfunduar në tokë të hënën…

ShowBiz

21/11/2013 06:00

Pas kolapsit të frikshëm që e pësoi duke e bërë një set fotografik, Rita Ora është duke u relaksuar në hotelin ku u vendos, në Miami, siç u pa edhe të mërkurën.

22 vjeçarja doli në ballkon me bikini të zeza, ndërsa ishte duke biseduar në telefon. Këngëtarja shqiptare kishte përfunduar në tokë të hënën dhe ishte dërguar në spital, për shkak të dehidratimit dhe lodhjes nga vapa.

Këngëtarja e hitit ‘R.I.P.’ ka thënë se ndihej keq para se të niste fotografimi. Megjithatë, ajo shihet se po e shijon kohën në Miami dhe është duke u relaksuar. Siç shihet edhe në fotografi, Rita dukej e lumtur dhe e shëndetshme.