Sevilla triumfon në Europa League

Sevilla është fituese e Europa League. Skuadra spanjolle mposhti në finale Benfican, në Juventus Stadium në Torino, pas penalltive, me rezultat 4:2.

Sport

15/05/2014 00:39

Sevilla mposhti Benfican dhe rrëmbeu trofeun e Europa League.

Skuadra spanjolle festoi pas penalltive me rezultat 4:2, pasi koha e rregullt nuk solli gola, ndonëse të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan rastet që iu ofruan. Loja e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën gola andaj penalltitë përcaktuan fituesin.

Carlos Bacca, Stephane M’Bia, Coke dhe Kevin Gameiro ishin të saktë për Sevillan, kurse nga katër tentime të Benficas, shënuan vetëm Lima dhe Luisao. Vendimtare ishin huqjet nga Oscar Cardozo dhe Rodrigo.

Benfica humbi finalen e tetë në gara evropiane, kurse Sevilla hyri në mesin e skuadrave si Juventus, Inter dhe Liverpool që e kanë fituar Kupën UEFA, tani Europa League nga tri herë.