Sevilla në gjysmëfinale (VIDEO)

Kampioni në fuqi, Sevilla u kualifikua në gjysmëfinale të Europa League. Kampioni në fuqi i rezistoi udhëtimit në Zenit St Petersburg ku barazoi 2:2.

Sport

23/04/2015 23:07

Sevilla u kualifikua në gjysmëfinale të Europa League.

Kampioni në fuqi i rezistoi udhëtimit në Zenit St Petersburg ku barazoi 2:2 dhe e vazhdoi garën falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Carlos Bacca kaloi mysafirët në epërsi pas golit që realizoi nga penalltia në minutën e gjashtë.

Por, pas intervalit rusët u kundërpërgjigjën nëpërmjet Jose Salomon Rondon dhe Hulk që e përmbysën rezultatin dhe barazuan shifrat marrë parasysh fitoren 2:1 të Sevillas në ndeshjen e parë.

Por, Kevin Gameiro realizoi në minutën e 85-të duke u shndërruar në hero të Sevillas që shkoi në gjysmëfinale.

Rezultatet:

Dnipro – Brugge               1:0          (1:0)
Fiorentina           2:0          (3:1)
Napoli – Wolfsburg         2:2          (6:3)
Zenit – Sevilla    2:2          (3:4)

*Në kllapa është i shënuar rezultati i përgjithshëm

https://vine.co/v/ea2EKZeMmbl