Sevilla kërcënon Barcelonën

Mbrojtësi i Sevillas, Federico Fazio është optimist se mund të shkaktojnë befasi duke mposhtur Barcelonën të dielën.

Sport

26/02/2016 09:46

Federico Fazio është optimist se Sevilla mund të shkaktojë befasi duke mposhtur Barcelonën të dielën.

Qendërmbrojtësi, i huazuar në Ramon Sanchez Pizjuan nga Tottenham, beson se ata mund ta thyejnë mallkimin e ndeshjeve në udhëtim, në duelin e ardhshëm në Camp Nou.

“Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi Fazio për “Goal”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne punojmë shumë dhe studiojmë çdo ndeshje kundër cilitdo kundërshtar. Për ne, çdo ndeshje është e njëjtë dhe u japim rëndësi të njëjtë”, shtoi ai.

“E dimë se jemi në gjendje të mirë dhe duhet ta tregojmë”, theksoi Fazio.