Sevilla, kampione e Europa Ligës për të dytën herë radhazi (Video)

Sevilla ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 në takimin kundër Dnipros, duke e fituar kështu për herë të dytë radhazi finalen e Europa Ligës.

Sport

27/05/2015 22:38

Pjesa e parë e këtij takimi ishte spektakël ku janë shënuar katër gola, nga dy për secilën skuadër.

Për Dnipron shënoi Kalinic 7’ dhe Rotan 44’ teksa për Sevillën shënoi Krychoëiak 28’ dhe Bacca 31’.

Në minutën e 73’ Bacca në minutën e 73’ shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Sevillën.

Kështu, skuadra spanjolle arrin të fitojë trofeun e Europa Ligës për herë të dytë radhazi, por është futur në histori të kësaj gare, pasi e ka fituar plotë katër herë, më shumë se çdo skuadër tjetër.

https://vine.co/v/ebJUedJgZB7
https://vine.co/v/ebJ9L2gHxV3
https://vine.co/v/ebJY5ETA5FO
https://vine.co/v/eb1B9Bem3T1
https://vine.co/v/eb1JHTnnAYg