Sevilla e bën një super-transferim në mbyllje të afatit kalimtar

Sevilla duket se po tenton t’i shfrytëzojë në maksimum ditët e fundit të merkatos.

Sport

23/08/2018 19:20

Skuadra spanjolle është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe dy emrat më të përmendur janë Anthony Martial dhe Julian Draxler.

Draxler duket si opsioni A, pasi që gjermani nuk është në planet e Thomas Tuchel, trajnerit të ri të Paris Saint Germain. Gjermani duket se është i lirë të kërkojë skuadër dhe të largohet në mënyrë që të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Anthony Martial gjithashtu është një nga emrat e përfolur. 22 vjeçari nuk është nga të preferuarit e Mourinhos. Sipas “The Sun”, portugezi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta shesin francezin.

Në rast se arrihet akordi me njërin nga lojtarët, Sevilla do të bënte një nga transferet më të mira në kampionatin spanjoll. /Lajmi.net/