Sevilla – Barcelona, caktohet gjyqtari i ndeshjes

Është caktuar gjyqtari që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Sevilla – Barcelona.

Sport

18/02/2019 14:13

Sot (e hënë) është bërë e ditur se Antonio Mateu Lahoz, do ta ndajnë drejtësinë në mes të Sevillës dhe Barcelonës.

Gjyqtari valencian do të referoj në ndeshje që do të zhvillohet të shtunën në Sanchez Pizjuan në kuadër të La Liga-së, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e fundit që Lahoz e ka referuar është ajo në mes të Barcelonës dhe Real Madridit në Kupë e Mbretit, gjersa ndeshja përfundoi, 1:1.

Gjyqtari njihet për vendimet e tij të pakompromista dhe ashpërsinë ndaj lojtarëve, pasi nuk lejon lojë të ashpër. /Lajmi.net/