Seven Saraqi nuk ka të ndalur!

Pas dy bashkëpunimeve që solli në vetëm pak ditë,këngëtari Seven Saraqi do të vijë me disa projekte tjera solo.

ShowBiz

05/06/2015 21:00

“Lej foret” dhe “Take me away”,janë dy bashkëpunimet që Seven Saraqi solli të realizuara me videoklip.
Por si duket këngëtari nuk do të ndalet me kaq,vetëm pak kohë nga publikimi i këtyre projekteve,Seven do të vijë edhe me disa sosh.

Përmes profilit të tij në rrjetet sociale këngëtari ka treguar se edhe disa videoklipe janë gati për tu bërë publike por ai ka pyetur miqt e tij për realizimin a po jo të videoklipit të këngës “E di që tdhem”.

Mbase edhe “E di që tdhem”,do t’i shtohet listës së gjatë të projekteve të këngëtarit për këtë verë.(Lajmi.net)

sev