Seven Saraqi fshin postimin ku zbuloi datën dhe orën e publikimit të klipit me Tunën

Kënga e re e Seven Saraqit në bashkëpunim me Tunën është në 'furrë'.

ShowBiz

10/10/2018 13:49

‘Maria’ titullohet ky projekt muzikor i cili duket se do të publikohet shumë shpejtë, shkruan lajmi.net

Ishte Seveni ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një postim ku zbulon datën dhe orën e publikimit të këngës së re mirëpo pas pak minutash nga publikimi e fshinë atë.

”Nesër ora 17:00 #Maria”, kishte shkruar ai pranë postit të fundit në Instagram dhe lajmi.net foton që ai më pas e fshiu ua sjell në vazhdim.

Faktikisht nuk dihet nëse kanë vendosur ta ndryshojnë datën dhe orën e publikimit apo Seveni ‘pa dashje’ e ka ndarë me të tjerët këtë detaj./Lajmi.net/