Seven Saraçi sqaron përse është shkëputur nga rrjetet sociale

Ka disa ditë që reperi Seven Saraçi nuk është aktiv në rrjete sociale.

ShowBiz

12/01/2019 15:46

Seven Saraçi përmes një videoje në Instagram, ka treguar përse nuk është aktiv në këto rrjete, shkruan lajmi.net.

Reperi përmes kësaj videoje, ka njoftuar se po punon rreth projekteve të reja dhe albumit të ri.

“Po e dini pse nuk jam aktiv në rrjete sociale, sepse jam në studio duke punuar projekte të reja, albumin e ri. Unë ju premtoj që do t’ia vlejë pritja, keni edhe pak durim. Dashni”, ka thënë Seveni.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Seven Saraçi është “Ti po rren”, në duet me Don Phenom. /Lajmi.net/