Sevdie Morina: Nesër, me fakte do ta demantoj Sylë Hoxhën

Pas deklaratave të sotme të u.d të kryeprokurorit, Sylë Hoxha, ku janë adresuar kritika të ashpra në drejtim të Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Sevdie Morina, ka reaguar kjo e fundit.

Lajme

16/03/2015 22:42

Morina, në një prononcim për Kallxo.com, ka thënë se mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës e paralajmëruar për të martën në orën 14 duhet të mbahet.

”Unë së bashku me prokurorin Jetish Maloku kemi kërkuar që mbledhja të mbahet nesër”, ka thënë Morina.

Ajo ka paralajmëruar se nesër gjatë ditës do të bëjë publike fakte që demantojnë ato  çfarë ka thënë Sylë Hoxha gjatë ditës për të dhe anëtarët e tjerë të KPK-së.

“Të gjitha do i themi nesër”, ka thënë Morina.

Gjatë ditës, Morina u kritikua nga Sylë Hoxha, i cili në një konferencë për media ia përmendi Morinës edhe kunatin e saj, Rrahman Morinën. Hoxha nuk pranoi t’i parashtrohen pyetje dhe të sfidohet nëse tërë këtë luftë është duke e bërë për shkak se Morina para dy mbledhjesh kishte kërkuar shkarkimin e tij, raporton Kallxo.com.