Serwer rekomandon Trumpin: Të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës

Administrata e Presidentit Donald Trump duhet të veprojë urgjentisht për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan, sipas analistit amerikan Daniel Serwer.

Lajme

18/11/2017 09:41

Eksperti i vjetër në fushën e Evropës Juglindore ka paraqitu gjithashtu opsione për zgjidhjen e situatës së tronditur politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Serweri sheh një nga shkaqet kryesore të paqëndrueshmërisë në Ballkan, përzierjen e Rusisë, gjë që thotë se nuk dëshiron një zhvillim pro-perëndimor dhe pro-demokratik të asaj pjese të Evropës.

Analisti thekson se Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë janë njoftuar me rekomandimet e tij.

Voice of America shkruan se Serweri, nuk  parashikon luftë të re në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësin e shpërthimit të dhunës për shkak të ekstremistëve në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

“Do të ishte e mirëseardhur një iniciativë e re e Shteteve të Bashkuara, në disa nga çështjet më të rëndësishme, duke përfshirë reformën kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë, statusin e Kosovës dhe çështjen e emrit të Maqedonisë”, thotë analisti.

Ai në fund propozoi emërimin e një të dërguari të posaçëm për Ballkanin Perëndimor me detyrën për të vlerësuar suksesin dhe mangësitë në zbatimin e marrëveshjeve të paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, si dhe për të ofruar rekomandime specifike për politikën e mëtejshme të SHBA-së për zgjidhjen e ngërçit aktuale në Evropën Juglindore. /Lajmi.net/