Serwer: LDK është humbësja më e madhe e zgjedhjeve

Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka analizuar situatën post-zgjedhore në Kosovë duke komentuar rezultatet që kanë arritur partitë politike.

Lajme

12/06/2017 17:10

Serwer ka shkruar se emërimi i Ramush Haradinajt në postim e Kryeministrit do t’i komplikojë raportet me Serbinë

“Dalja në skenë  e Qeverisë së UÇK’së do ta komplikojë edhe më shumë situatën tashmë të komplikuar. Do t’i ashpërsojë edhe më shumë qëndrimet e serbëve brenda Kosovës dhe në Beograd ku atje është President ish – zëvendëskryeministri (Vuçiq), që mbështeste Qeverinë e Millosheviqit, tani i zgjedhur mbi bazën e platformës europiane” ka shkruar ai.

Sipas Serwer, BE dhe SHBA do të provojnë të ringjallin implementimin e marrëveshjes së Brukselit që synon riintegrimin e shumicës serbe bë Veri të vendit me pjesën tjetër, në këmbim të një autonomie më të madhe për serbët.

“Ramushi ka autoritet, që është i nevojshëm për një marrëveshje të tillë me serbët, por ai në këmbim do ta kërkojë shndërrimin e forcave të sigurisë të armatosura lehtë, në një ushtri sipas kërkesave të NATO’s” ka shkruar ai.

Serwer thotë se Vetëvendosje është fituesja e madhe e zgjedhjeve duke e dyfishuar numrin e votave. Sipas tij, ajo do të jetë opozita kryesore e qeverisë së ardhshme.

“Humbësi i madh në këto zgjedhje është partia politike e cila ka derivuar nga lëvizja paqësore e viteve 90’të e udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Duke u radhitur e treta, koalicioni i saj i brishtë dhe ad hoc, do ta ketë të vështirë t’i influencojë ngjarjet ,në një skenar politik të dominuar nga personalitete mbizotëruese të Ramush Haradinajt, Albin Kurti dhe Hashim Thaçit” ka shkruar ish-diplomati amerikan.