“Servile” shumë shpejt nga Bruno, Onat dhe Cozman

Në estradën tonë janë shumë të shpeshta bashkëpunimet mes artistëve tanë.

ShowBiz

14/05/2018 08:22

Një i tillë është paralajmëruar mes Brunos, Onatit dhe Cozmanit, që pritet të lansohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën “Servile”, të cilën tre këngëtarët e sjellin të shoqëruar edhe me videoklip.

E kur jemi tek klipi, ishte Bruno ai i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar në sekuenca të shkurtëra pamje të tij.

Meqë nuk kanë treguar datën e publikimit të këngës, mbetet të shihet se çfarë do të sjellin “Babastars” dhe “Threedots”. /Lajmi.net/