Sërish suspendime të policëve në veri për ryshfet

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy të Njësisë së trafikut nga rajoni i veriut, si dhe njëri nga Njësiti kufitar, janë suspenduar të shtunën nga puna për shkak të marrjes së ryshfetit.

Lajme

28/02/2016 14:23

 

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se dy të parët, Bojan Jakovleviq dhe polici tjetër me mbiemrin Mitroviq, dyshohet se kanë marrë ryshfet 20 euro nga një qytetar i Novi Pazarit të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14.00 afër Zubin Potokut, përkatësisht tre kilometra afër kufirit të Bërnjakut, derisa viktima ishte duke qarkulluar me automjetin e tij në drejtimin Kosovë-Serbi.

Edhe një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur të shtunën rreth orës 18.00 në kufirin e Jarinjes, kur polici Goran Dimitrijeviq dyshohet se ka kërkuar 20 euro ryshfet nga një qytetare e cila po udhëtonte nga Serbia në Kosovë pa asnjë dokument udhëtimi.

“Njëri nga policët e suspenduar, Bojan Jakovleviq është njëherësh vëllai i shefit të policisë së trafikut në veri, Bane Jakovleviq, ndërsa ky është rasti i pestë i suspendimit të policëve në veri për shkak të ryshfetit vet? ?m gjatë javës së fundit”, kanë thënë burimet. /KP