Sërish protestë për dorëheqjen e Metës

Qindra qytetarë mbështetës të Partisë Demokratike, janë mbledhur për të protestuar para selisë së Kuvendit të Shqipërisë, pak para se seanca të filloj punimet.

Lajme

19/03/2015 10:52

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen kryekuvendarit Ilir Meta.

Një ditë më parë, Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë për largimin e Metës, pasi vetëm kështu, sipas kësja partie, mund të ketë një proces hetimor të pavarur për çështjen e akuzës publike, e që sipas deputetit Tom Doshi, implikon kryetarin e Kuvendit në skenarin e vrasjes së dy deputetëve.

Aktualisht, kryetari Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, por demokratët besojnë se protesta është e efektshme, pavarësisht mungesës së tij.

Deputeti demokrat, Edi Paloka, gjatë fjalimit të tij në protestë bëri me dije se kolegët e partisë së tij do të hynë në sallë të Kuvendit vetëm sa për të mbajtur një fjalim dhe do të largohen prej aty. /TCH/

YouTube player