Sërish lëkundje toke gjatë natës në Shqipëri

Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga disa lëkundje toke. Kështu, edhe përgjatë natës janë ndjerë lëkundje në Vorë, Fier dhe në Vlorë.

Lajme

17/07/2018 09:34

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 01:41 në Vermik të Vlorës, me magnitudë 1.8. Ndërkohë i dyti u shënua në orën 01:41 në Fier me magnitudë 2, për t’u pasuar me një tjetër në Vorë, në orën 02:24.

Ky i fundit ishte i magnitudës 1.8. Fatmirësisht nga tërmetet nuk ka pasur dëme materiale.