Sërish gaz lotsjellës në Kuvend, kësaj radhe Ismajl Kurteshi (Foto/ Video)

Sërish janë kthyer në seancë deputetët, dhe pasi që ka filluar fjalimin kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputetët e opozitës kanë gjuajtur gaz lotsjellës.

Lajme

26/02/2016 15:33

Kësaj radhe e ka bërë Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje, raporton lajmi.net

Derisa Veseli po e lexonte emrat e të përjashtuarve, opozita po bënte zhurmë duke goditur tavolinat.

Kadri Veslei nuk është ndaluar duke lexuar procedurat për votimin e presidentit të Kosovës.

Sigurimi ka hyrë në sallë për të larguar gazin, ndërsa Veseli i ka paralajmëruar se kush pengon sigurimin në largimin e gazit, ndryshe do ndëshkohen edhe ata që pengojnë, raporton lajmi.net

Dhe sërish është kërkuar 10 minuta pauzë, deputetët e pozitës kanë dalë jashtë ndërsa ata të opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë aty./ Lajmi.net