Sërish fishekzjarre me ngjyrë para Kuvendit, Policia në gjendje gatishmërie

Militantët e opozitës të mbledhur para Kuvendit sërish kanë gjuajtur me shishe me ngjyrë dhe tym drejt Kuvendit, i cili është i rrethuar nga Policia e Kosovës.

Lajme

23/10/2015 20:09

Ata po brohorasin “Zajednica nuk kalon” ndërsa Policia ende nuk ka filluar të intervenojë.

Ndërkohë që para dyerve të Kuvendit shihen dy policë të cilët janë përgatitur që të gjuajnë gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Numri i protestuesve nuk është edhe aq i madh.

Para Kuvendit janë rreth 100 protestues.