Sërish bashkë për hir të djalit (Foto)

La La Anthony dhe Carmelo Anthony janë duke u përpjekur të mbajnë një pamje të zakonshme, madje edhe në mesin e lajmeve të ndarjes së tyre të fundit.

ShowBiz

23/04/2017 18:43

Ish-çifti i cili u nda më 17 prill pas shtatë vjetësh martesë, u bashkua për koncertin e djalit të tyre Kiyan, në Manhattan më 21 prill. Ndarja është miqësore, por e pasigurt për shkak të akuzave për mashtrim.

TMZ raportoi se jo vetëm që Carmelo tradhtoi La La, por ai gjithashtu la edhe një grua shtatzënë. Gruaja e cila është në qendër të gjithë kësaj, është një balerin 24-vjeçare me emrin Mia Angel Burks, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht ndarjes së tyre, nuk ka ende zëra për divorc.

Duket sikur prindërit po e bëjnë gjithë këtë për hir të djalit. Një burim tha për Page Six: “Ata ende as nuk e kanë përmendur fjalën Divorc, ajo ende nuk ka punësuar një avokat, nuk ka divorc, nuk ka betejë për kujdestari, por diskutojnë çka është më e mira për djalin”.