Serie A, shtyhet ndeshja

Ndeshja mes Sampdorias dhe Bolognas e paraparë të luhej sot (e dielë) në ora 15:00, është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Sport

13/09/2015 13:16

Sfida Sampdoria Bologna është shtyrë, si rezultat i parashikimeve për mot të ligë në Genoa, pikërisht në kohën e zhvillimit të ndeshjes.

Ndeshjet e Sampdorias apo Genoas edhe në të kaluarën janë anuluar apo ndërprerë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, që kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve.