Serie A, festival golash

Pas pesë golave të realizuar në duelin Juventus-Milan (3:2), Serie A ka arritur kuotën e 208 golave në 70 ndeshje, deri më tani të zhvilluara në shtatë xhirot e para. Mesatarja prej 2.97 golash për ndeshje paraqet rekord prej kur Kampionati italian filloi të përbëhej nga 20 skuadra, më 2004-05. Roma ka shënuar 20 gola,…

Sport

08/10/2013 21:00

Pas pesë golave të realizuar në duelin Juventus-Milan (3:2), Serie A ka arritur kuotën e 208 golave në 70 ndeshje, deri më tani të zhvilluara në shtatë xhirot e para.

Mesatarja prej 2.97 golash për ndeshje paraqet rekord prej kur Kampionati italian filloi të përbëhej nga 20 skuadra, më 2004-05. Roma ka shënuar 20 gola, Napoli 18, Juventus 14, Inter 16.

Nuk qëndrojnë keq as Milan, Fiorentina e Verona, secila në kuotën e 13 golave.

Rastet e kaluara — Në nivelin absolut, nga edicioni 1992-93 nuk janë shënuar kaq shumë gola në Kampionatin italian, kur shifra ishte 214 gola, mesatarja 3.40 për ndeshje, kurse në nivelin e barabartë me këtë të tanishmin, duhet të kthehemi në edicionin 1997/98 kur u realizuan 188 gola, por pas 63 ndeshjesh, dhe Serie A përbëhej nga 18 ekipe, dhe mesatarja ishte identike me këtë të tanishmen.

Arsyet — Pse po shënohet kaq shumë? Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, përfshirë ardhjen e yjeve si Carlitos Tevez dhe Gonzalo Higuain, por ndoshta edhe ndonjë gabim më tepër nga portierët. Si do që të jetë, golat janë spektakël dhe nga ky këndvështrim Serie A – së paku pas shtatë xhirosh – është kënaqësi për tu shikuar.