Serie A do të ‘dridhet’ nga ky transferim i Juventusit

Juventusi po planifikon që të bëjë një transferim gjigant në verën e vitit 2019.

Merkato

10/10/2018 12:34

‘Zonja e Vjetër’ ka ndërtuar një skuadër që ia kanë frikën të gjitha skuadrat evropiane, mirëpo kërkojnë të forcohen edhe më shumë.

Juventusi dëshiron që në verën e ardhshme ta transferoj Sergej Milinkovic-Savicin nga Lazio, përcjell “lajmi.net”.

Torinasit janë të gatshëm që të ofrojnë 120 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo Lazio ka bërë me dije se ata duan hiq më pak se 150 milionë euro.

Savic nuk ka shumë kohë që e ka nënshkruar kontratën e re, mirëpo nëse Juentusi e ofron shumën, atëherë transferimin mund të realizohet. /Lajmi.net/