Seriali më makabër në botë që po thyen rekorde (Video)

Seriali “13 Reasons why”, është seriali më i neveritshëm që ju keni parë ndonjëherë. Në këtë seri adoleshentja Hana Bejker tregon arsyen pse ajo bëri vetëvrasje dhe atë duke incizuar vetën në 13 kaseta.

ShowBiz

18/04/2017 10:52

Clay, një djalosh në lidhje të pa definuar me Hanën merr në mënyrë të mistershme një pako me këto histori dhe fillon të dëgjojë historinë e Hanas. Aty fillon dhe tmerri.

Ky serial që ka filluar të shfaet në Netflix që nga 31 marsi është bërë seriali më i shikuar në këtë platformë mediale.

Ai është i realizuar në më shumë se 13 episode dhe është i bazuar në librin e suksesshëm të Jay Ashwer, me po të njejtin titull.

Historia e këtij seriali sillet në mes të rrëfimit të Hanës dhe ndikimin që ka pasur vdekja e saj në komunitetin e saj dhe shkollë dhe historisë së prindërve të Hanës, që dëshirojnë të marrin hapa ligjor kundër shkollës në lidhje me vdekjen e vajzës së tyre.

Ky serial po cilësohet i fuqishëm, ku pasqyrohet në mënyrë shumë të qartë, ngacmimi, braktisja, sulmi seksual, përdhunimi, manipulimi, dhe vozitja në ndikimin e alkoolit, transmeton Insajderi.

Vetëvrasja tek të rinjtë dhe çështjet lidhur me këtë problem janë shumë të rëndësishme. Shumë të rinj të cilët kanë probleme, ky emision do t’i tërheqë ta shikojnë.

Megjithatë edhe pse ky emision po pëlqehet në mbarë boten, është bërë temë diskutimi se nëse kjo seri mund të ketë efekte negative tek adoleshentët nga pamjet e rënda, të cilat lehtë mund të nxisin ide për vetëvrasje.