Seria katastrofale e De Biasit si trajner i Alavesit

Gianni de Biasi nuk është më trajner i Deportivo Alavesit.

Sport

27/11/2017 16:44

Aventura e trajnerit italian te skuadra e La Ligas, ka përfunduar me shkarkimin e këtij të fundit.

Skuadra e Alaves përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka vendosur të ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me trajnerin që bëri historinë me Kombëtaren Shqiptare.

De Biasi trajner i Alavesit ishte emëruar më 25 shtator, dhe nga ajo kohë, ka drejtuar skuadrën spanjolle në vetëm katër ndeshje.

Në këto katër ndeshje, Alaves ka shënuar një fitore dhe tre humbje.

Humbja që i kushtoi me humbjen e vendit të punës, duket se është kjo e fundjavës kundër Eibar në shtëpi me rezultat 1:2./Lajmi.net/