Seria A kundër dhunës ndaj femrave, Napoli rrah “Zonjën e Vjetër”

Jo vetëm kaq, por ka bërë që në rrjetet sociale të “shpërthejë” ironia ndaj bardhezinjve, fitues të 6 titujve të fundit kampion.

Sport

24/04/2018 15:02

Kush priste që kampionati italian të mbyllej në mbrëmjen e së dielës, u shtang në minutat e fundit të ndeshjes Juventus-Napoli.

Suksesi i skuadrës së vendit të dytë në Torino, përveçse ka elektrizuar tifozët e Napolit, i ka dhënë lojtarëve të trajnerit Sarri vetëdijen se mund t’ia dalin edhe ndaj favoritëve.

Jo vetëm kaq, por ka bërë që në rrjetet sociale të “shpërthejë” ironia ndaj bardhezinjve, fitues të 6 titujve të fundit kampion.

Në njërën karikaturave pas ndeshjes, shihet Koulibaly që po dhunon një zonjë të vjetër me fanelën e Juventusit, pikërisht në javën kur Seria A nisi një fushatë kundër dhunës ndaj femrave dhe futbollistët zbritën në fushë të gjithë me një shenjë të kuqe në fytyrë, shkruan “Top Channel”.

Një ilustrim tjetër tregon mbrojtësin Koulibaly që shkatërron me kokë portën e “Allianz Stadium”, aty ku ndodhet Allegri me trofeun e Serisë A të fshehur në një kuti.

baly

baly2

baly3