“Sergio Ramos në të vërtetë është një idiot!”

Reali i Madridit siguroi trofeun e tretë radhazi në Champions League, por edhe pse kanë kaluar ditë nga finalja e madhe e Kievit, ku madrilenët triumfuan ndaj Liverpool, polemikat vazhdojnë ende.

Sport

07/06/2018 23:33

Këtë herë është sulmuesi brazilian i anglezëve, Firmino, i cili ka replikuar me mbrojtësin e Realit.

Ramos u akuzua pa fund për dëmtimin e Salah si i qëllimshëm, më pas për një goditje me bërryl të portierit të Liverpool Karius. Spanjolli, pas këtyre akuzave, reagoi duke bërë ironi. Ai përmendi pikërisht Firminon, duke thënë se sulmuesi u ftoh nga bulëzat e djersës së tij.

Por tashmë është radha e Firminos të sulmojë Ramosin. Ai e quan atë një idiot. “Është në të drejtë sepse është kampion, por ai është me të vërtetë një idiot”, u shpreh sulmuesi brazilian.