Serge Gnabry rikthen Bayernin tek fitorja

Bayern Munich është kthyer tek fitorja në xhiron e 13-të të Bundesligës.

Sport

01/12/2018 17:23

Lojtarët e Niko Kovac e kanë mposhtur Werder Bremen në udhëtim, me rezultatin 1:2.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Serge Gnabry, në minutën e 20’ të takimit, shkruan lajmi.net.

Barazimi erdhi në minutën e 33’ kur Yuya Osako barazoi për 1:1, duke vendosur kështu rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Serge Gnabry i cili u shfaq në skenë për gjigantin bavarez dhe shënoi për 1:2.

Ky gol, në fund kishte vlerën e tre pikëve. Bayern tashmë grumbullon 24 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë, me nëntë pikë më pak se liderët e Dortmund. /Lajmi.net/