Sërfisti sulmohet nga peshkaqeni gjatë transmetimit live (Foto/Video)

Një sërfist, kampion bote, ndaloi garën e tij për t’u ndeshur me një peshkaqen që e sulmoi atë pas shpine. Legjenda Mick Fanning luftoi me kafshën në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë raundit të fundit të hapur J-Bay në Afrikën e Jugut.

Fun

19/07/2015 18:42

34-vjeçari e përshkroi momentin kur e kuptoi se peshkaqeni ishte prapa tij, si të tmerrshëm, duke thënë: “Unë isha duke pritur dhëmbët e tij që do të vinin drejt meje”.

serfisti 1Fanning i cili mban titullin Kampion bote tri herë, u rrëzua nga skejtbordi i tij para se ta përdorte atë si një mburojë për të ndaluar sulmin e ashpër të peshkaqenit, shkruan shekulli.

Videoja e mëposhtme përfundon me shpëtimin e Fanning nga një varkë e rojeve bregdetare që e tërhoqi kampionin shëndoshë e mirë përsëri në breg.

YouTube player