Serena Williams ka një këshillë për femrat të cilat nuk e duan trupin e tyre (Foto)

Tenista e njohur Serena Williams është bërë nënë para pak javësh.

ShowBiz

21/09/2017 10:07

Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj të vogël. Ndoshta tani e ka kuptuar se çdo të thotë jesh nënë, dhe në këtë kohë që po pushon dhe po shijon mëmësinë, ajo ka shkruar një ese dedikuar nënës se saj.

“Ne nuk dukemi të gjithë njësoj”, kjo është tema që ka zgjedhur Serena të shkruaj nisur nga ekperienca e saj, të gjitha fjalët që ka dëgjuar për lëkurën dhe format trupore që ajo ka.

“Ke trup si burrë”, “pi drogë”, ngacmimet për faktin që ajo ishte e zezë, të gjitha këto kritika, por edhe shumë të tjera Serena ka zgjedhur që t’u përgjigjet nëpërmjet këtij shkrimi.

“Po shikoja vajzën time (oh Zot, unë kam një vajzë), ajo ka këmbët dhe duart si unë. Ekzatësisht si unë: të forta, muskulare, të fuqishme, sensuale. Nuk e di si do të regagoja nëse ajo do t’i duhet të kalojë pikërisht atë që kam kaluar unë që në moshën 15 vjeçare deri në ditët e sotme. Unë jam quajtur “burrë” sepse dukesha jashtëzakonisht shumë e fortë. Më kanë akuzuar se kam përdorë drogë (Jo nuk kam dashur asnjëherë të bëjë gjëra të gabuara). Është thënë që unë nuk duhet të jem pjesë në tenisin për femra, por për meshkujsh- sepse unë dukem më shumë si mashkull. Unë kam lindur me këtë trup të jashtëzakonshëm dhe jam krenare për këtë: faleminderit mami. Unë nuk e di se si disa gazetarë, njerëz ishin aq injorantë sa nuk e kuptonin fuqinë e një gruaje të zezë. Ne nuk dukemi asnjë njësoj. Të gjata të shkurta, muskuloze: të gjitha jemi gra dhe duhet të jemi krenare për këtë. Shpresoj që t’i mësoj vajzës sime të njëjtën gjë. Më premto mami që do të më ndihmosh ta duaj trupin e saj. Nuk jam e sigurt nëse do të jem aq e fortë sa ti. Shpresoj që të jem si ti një ditë. Të dua e dashur”, shkruan Serena.