Seremb Gjerqi heq dorë nga gara për President, pas fitores së Thaçit

Kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, ka vendosur që mos ta ketë më këtë epitet. Nisma e tij 4 vjeçare ka marr fund me sot.

Lajme

27/02/2016 14:10

Në një postim në faqen e tij zyrtare, “Serembi për Kosovën”, ka publikuar njoftimin se nga sot më nuk është pjesë e kësaj gare. Arsyeja që Gjergji hoq dorë nga kjo garë, paraqitet me mosgatishmërinë e institucioneve që presidentin ta zgjedhin me vota të drejtëpërdrejta.

Njoftimi i plotë i Seremb Gjergjit:

Projekti për një President të pavarur të Kosovës, pas 4 vjetëve nuk pati sukses. Por e rëndësishme është që Kosova ka institucionin e Presidentit. I uroj z. Thaçi në përzgjedhjen e tij përmes Kuvendit. Duket se institucionet e Kosovës ende nuk janë të përgatitura për një President të pavarur nga vota e lirë. Por, kjo mund të ndodhë në të ardhmen?! Deri atëherë, shumë suksese Kuvendit të Kosovës në ndryshimin e Kushtetutës.

Veçmas, falënderoi 12 Deputet që më kanë përkrahur në garimin tim për President edhe përmes Kuvendit të Kosovës. Falënderim i veçantë shkon për FAMILJEN që gjithmonë ka qenë pran meje në çdo hap.

Vullnetarët dhe Ekipi i “Serembi për President” meritojnë një falënderim të jashtëzakonshëm dhe një dashamirësi për tërë jetën.

Ky është fundi i këtij projekti. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Zoti e bekoftë Kosovën.

Gëzuar!