Serbisë po i bëhet presion për të arritur marrëveshje me Kosovën, thotë Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se po ushtrohet presion ndaj Serbisë për të arritur një marrëveshje me Kosovën brenda këtij viti.

Lajme

22/05/2018 09:50

Daçiq ka theksuar se Serbia nuk do të tregtojë në aspektin e Kosovës për shkak të afateve kohore për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai i ka thënë RTS-së se vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës gabohen kur pretendojnë se procesi është i pakthyeshëm, transmeton lajmi.net.

“Si mund të jetë proces i pakthyeshëm kur ka vende të cilat e kanë tërhequr njohjen? Një numër i madh i shteteve sot reflekton mbi vendimin për të njohur Kosovën”.

Sipas tij, vendet perëndimore që pranuan pavarësinë e Kosovës po mbronin politikat e tyre nga vitet e 90-ta.

“Është e vështirë në qoftë se ata ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës, ky është fundi logjik i një politike të tillë që nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe bombardimet”, ka thënë Daçiq.

Duke komentuar mbi deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin rreth ndryshimit të prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë, Daçiq ka thënë se anëtarësimi në BE mbetet një prioritet por jo me ‘çdo çmim’./Lajmi.net/