Serbinë e “djeg” pranimi i Kosovës në KON
Ministri i Rinisë dhe Sportit i Serbisë, Vanja Udoviçiq, ka thënë se Komiteti Olimpik Ndērkombëtar (KON) e ka pranuar Kosovën si pjesë të saj, me kritere tejet të paqarta.
Sport
Kosova nuk i plotëson të gjitha kriteret, tha Udoviçiq, duke shtuar se ende nuk po mund ta kuptojë sesi ajo është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
“Nëse tani e keni pranuar Kosovën me këto kushte, atëherë shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kur duhet të pranohen pjesë të tjera të sportit”.
“Pranimi i Kosovës në KON është një përzierje direkte e sportit dhe politikës”, përfundoi Udoviçiq, i mllefosur që nuk mund të pengojë më përparimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.