Serbia zgjidhet anëtare e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s në Paris i ka zgjedhur sot anëtaret e rinj të Këshillit Ekzekutiv, që është një lloj qeverie e UNESCO-s me mandat për katër vitet e ardhshme.

Lajme

11/11/2015 22:58

Njëra ndër to është edhe Serbia.

Sipas ambasadorit të Serbisë, Darko Tanaskoviq, anëtarësimi i Serbisë në Këshillin Ekzekutiv do të ketë ndikim edhe në raport të synimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate, pasi do t’ia mundësojë Serbisë që në mënyrë direkte të merr pjesë në vendimmarrje.

Përveç Serbisë, nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore janë pranuar edhe Sllovenia, Lituania dhe Rusia. /Klan Kosova/