Serbia vend i çudirave, prifti i dehur qëndron pranë arkivolit me njeriun që po dërgohej në varr

Prifti i dehur ishte duke qëndruar pranë arkivolit, i cili ishte duke u dërguar në varr.

Fun

15/03/2018 17:18

Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Drugovac të Smederevës, dhe fotografia është bërë më 11 mars në varrimin e një fshatari.

Popi serb duket se ka pirë aq shumë, sa që të pikëlluarit nuk kishin zgjidhje tjetër përpos ta vendosin përskaj kufomës.

Reagimet nga ana e serbëve ishin të shumta, duke reaguar si në Facebook ashtu edhe në Twitter. /Lajmi.net/