Serbia vazhdon ta kundërshtojë Ushtrinë e Kosovës

Serbia nuk e pranon, as nuk do ta pranojë në të ardhmen transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, tha sot ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin gjatë një takimi me kongresistin amerikan, gjeneral-brigadier Stiven Stajversom nga Garda Kombëtare Ohio.

Lajme

25/05/2018 20:34

Sipas Vulinit, Ushtria e Kosovës përbën shkelje të rëndë të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme dhe do të ketë ndikim negativ për stabilitetin e rajonit, transmeton lajmi.net.

Nga Serbia vazhdimisht ka deklarata të tilla se nuk do të përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo kjo çështje ka gjetur mbështetje nga shtetet e Quint-it, përfshirë SHBA-të e NATO-n. Ata thonë se Ushtria e Kosovës duhet të formohet por kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese. /Lajmi.net/