Serbia: Do t’i vazhdojmë procedurat për ekstradimin e Haradinajt

Procedura e ekstradimit për Ramush Haradinajn do të vazhdoj, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë në Serbi.

Lajme

12/01/2017 13:30

 

Ministria e Drejtësisë i ka thënë agjencisë Beta se vendimi i sotëm për lirimin e Haradinajt nga paraburgimi është proces krejtësisht i veçantë nga procedurat e ekstradimit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, kjo Ministri ka njoftuar se Haradinaj nuk mund të qëndroj në burg përderisa pret procedurat e ekstradimit.

Vendimi i gjykatës franceze thotë se Haradinaj është i detyruar të lajmërohet dy herë në javë në policinë franceze dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar më fletëarrest të Serbisë nën dyshimet se gjatë periudhës së viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullatës civile serbe./Lajmi.net/