Serbia thotë se Lesotho ka tërhequr njohjen e Kosovës

Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës, tani thotë se edhe një shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Lajme

16/10/2018 17:05

Lesotho ka tërhequr qëndrimin politik për statusin e Kosovës dhe të gjitha deklaratat që mund të interpretohen si njohje e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kjo është thënë nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq pas një takimi me kryeministrin dhe kreun e diplomacinë se shtetit afrikan, shkruan tanjug.

Mbretëria e Lesothos, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 11 shkurt 2014. /Lajmi.net/