Serbia tashmë është përcaktuar për Perëndimin

Pasi John Kerry porositi Serbinë se është në “linjën e zjarrit” midis Rusisë dhe Amerikës, duket sikur Serbia përfundimisht i është kthyer Perëndimit.

Lajme

27/02/2015 00:03

Bashkëbiseduesit e gazetës serbe Blic thonë se Beogradi tashmë është përcaktuar.

Presidenti i Komitetit për politikë të jashtme dhe mbrojtje të Rusisë, Fjodor Llukjanov, analisti anglez Tim Judah dhe James Ker-Lindsey mendojnë se Serbia tashmë ka marrë vendim që t’i kthehet Perëndimit, ndërsa lidhjet me Rusinë po dobësohen vazhdimisht.

Eksperti rus Llukjanov është i bindur se qeveria e Vuçiqit pa dyshim po shkon drejt BE-së.

“Beogradi e shikon BE-në si partnerin më të madh. Nuk shoh që Rusia ofron ndonjë alternativë për Serbinë, megjithëse ka çka humbet. Rusia do të humbë bashkëpunimin me Serbinë në fushën e energjetikës, pasi që BE ka dyshime shumë të mëdha për sa i përket pranisë energjetike ruse në Evropë. Për këtë arsye Rusia po kthehet nga lindja”.

Tim Judah thotë se Putin nuk ka kushedi çka t’i ofrojë Serbisë.

“Për Putinin Serbia është letër me të cilën ai luan për ta nervozuar Perëndimin

James Ker-Lindsey mendon se Serbia për shkak të krizës së Ukrainës, është nën presion gjithnjë e më të madh për tu përcaktuar se për cilën palë është. Sipas tij, tashti edhe rusët janë të vetëdijshëm që Serbia gjithnjë e më shumë po kthehet nga BE-ja.

“E vetmja lidhje e fuqishme ndërmjet Moskës e Beogradit është përkrahja e Rusisë në Këshilli e Sigurimit të OKB-së në lidhje me statusin e Kosovës. Mirëpo, nëse Serbia dhe BE-ja e zgjidhin çështjen e Kosovës, Rusia do ta humbë edhe pikën e fundit të rëndësishme të kontrollit mbi Serbinë”, përfundon eksperti amerikan.