Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Mosmarrëveshjet e fundit mes Presidentit Tomislav Nikolic dhe Kryeministrit Ivica Dacic do ta çojnë Serbinë në zgjedhje të reja, që pritet të mbahen me 16 mars. Partia më e madhe në Serbi, PPS, vendosi dje për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lajme

27/01/2014 05:40

Serbia, sipas të gjitha gjasave, do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mosmarrëveshjet e fundit mes partive të koalicionit, përkatësisht Presidentit Tomislav Nikolic dhe Kryeministrit Ivica Dacic, do ta çojnë Serbinë në zgjedhje të reja, që pritet të mbahen me 16 mars.

Për shkuarjen në zgjedhje të reja tashmë ka vendosur partia më e madhe në Serbi, Partia Progresive Serbe.

Kjo parti ka miratuar propozimin e liderit të saj, Aleksandar Vucic, që në Serbi të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, aty kah mesi i muajit mars.

Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Serbisë, Vucic tha se udhëheqja partiake në mënyrë “unanime” e ka mbështetur propozimin e tij.

“Propozimi im është për ta parë vullnetin e popullit”, tha Vucic, në takimin partiak në Beograd, dhe kërkoi që zgjedhjet të organizohen më 16 mars raporton RFE.

“Ka ardhur koha që të paraqesim se çka kemi bërë”.

Tani pritet që Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, të vendos për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë t’i shpallë zgjedhjet, pasi ta marrë propozimin formal të Qeverisë, ka njoftuar kabineti i tij.

Ndryshe, këtë vit do të keťë zgjedhje të reja parlamentare edhe në Kosovë.

Mbajtja e zgjedhjeve në të dy vendet do të ndikojë edhe në procesin e dialogut i cili, sipas të gjitha gjasave,do të pauzoj gjatë kësaj periudhe.