Serbia propozon që Putin dhe Trump të takohen në Beograd

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se Serbia propozon që takimi i paralajmëruar midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit të mbahet në Beograd.

Lajme

21/03/2018 18:45

“Beogradi është plotësisht i përgatitur të jetë nikoqir i një takimi të tillë i cili ka një rëndësi planetare dhe Serbia si një vend neutral ka kapacitetin politik të huaj për të pritur së bashku presidentët e Federatës Ruse dhe atë të Shteteve të Bashkuara, që do të ishte konfirmimi më i madh i politikës që po zhvillojmë si shtet”, tha ai për Sputnik, transmeton Klan Kosova.