Serbia pranon dy avionët e tipit MiG-29 të blerë nga Rusia

Serbia ka pranuar dërgesën e dy avionëve luftarakë rusë të tipit MiG-29.

Lajme

21/08/2018 16:51

Kjo dërgesë është e para, pasi Beogradi ka arritur një marrëveshjen me Moskën për të blerë gjashtë avionë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit të këtyre avionëve, që u mbajtë në aeroportin ushtrak në Beograd.

Rusia i ka dhuruar Serbisë gjashtë avionë MiG të përdorur dhe dy avionët që sot erdhën në Serbi, i janë nënshtruar riparimeve nga autoritetet ruse, pasi kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes.

Në total, Beogradi do t’i paguajë Moskës për riparim dhe mirëmbajtjen e gjashtë avionëve rreth 185 milionë euro.

Të prodhuar më 1989 dhe 1991, avionët e blerë nga Rusia janë më të rinj se MiG-ët që ka aktualisht Serbia, të cilat i ka blerë më 1987.

Serbia pretendon neutralitet ushtarak dhe formalisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por, po ashtu, Beogradi po negocion për blerjen e armëve shtesë nga Rusia, përfshirë këtu edhe helikopter sulmues dhe të transportit, sistemet raketore Buk-M1 dhe Buk-M2 si dhe sistemet anti-raketore Tunguska