Serbia nuk e duron padinë e re për gjenocid, kërcënohen boshnjakët dhe Izetbegoviq

Zyrtarë të Republikës Srpska kanë thënë se kërkesa e Bakir Izetbegoviq për rishikimin e vendimit për gjenocid nga ana e Bosnje Hercegovinës  kundër Serbisë, kërcënon stabilitetin në rajon dhe popullin serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajme

22/02/2017 18:08

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq, anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq dhe presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik kanë mbajtur një takim në Beograd ku kanë vënë në pikëpyetje stabilitetin e Bosnje Hercegovinës dhe fatin e popullit serb, transmeton lajmi.net.

Kjo kërkesë kthen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në 20-25 vjet mbrapa, në kohën konsensuale të Dejtonit, ne ishim në gjendje të bëjmë biseda të pajtimit mirëpo sot është e qartë se nuk mund të ketë, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shtuar ngritja e ndonjë aktakuze të re thellon edhe më shumë problemet dhe theksoi se Serbia në asnjë mënyrë nuk do të duroj akuza për gjenocid.

“Është e qartë se disa njerëz jetojnë endë në të kaluarën”, ka thënë Vuçiq.

“Detyra jonë është për të ruajtur paqen, të mbrojmë popullin tonë dhe më pas të kërkojmë mënyra për dialog të sinqertë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se me këto gjëra po humbin kohë.

Ai ka theksuar se nuk pret reagim ndërkombëtar për t’iu përgjigjur iniciativës për rishikimin e gjykimit me anë të padisë së Bosnjës kundër Serbisë për gjenocid, e as për të thënë se kush duhet fajësuar për situatën e shkaktuar në rajon.

Sipas presidentit serb, Tomislav Nikoliq kërkesa për rishikimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për padinë e Bosnjës ndaj Serbisë për gjenocid kërcënon stabilitetin e Bosnjë Hercegovinës dhe është jokushtetuese, dhe se ky vendim kërcënon që të rifillohen sulmet ndaj popullit serb në Bosnje.

Nikoliq ju ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të komentuar mbi këtë kërkesë dhe për të treguar se a e miratojnë një gjë të tillë.

“Serbia do të qëndrojë gjithmonë me njerëzit e saj në BH dhe pas çdo gjuhe që punohet dhe veprohet në bazë të kushtetutës dhe ligjit”, ka thënë Nikoliq.

Presidenti i Republikës Srspka , Millorad Dodik tha se nisma e rishikimi të vendimit nga ana e padisë së BH kundër Serbisë për gjenocid, nxit urrejtje.

Pas takimit të përbashkët Dodik ka thënë se kjo nismë ka për qëllim të shfuqizojë Republikën Serbe.

“Ata duan të tjerrin histori se kinse serbët në Bosnjë kanë kryer gjenocid por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Të pakënaqur me gjykimet e mëparshme ata janë të gatshëm të pretendojnë se Republika Srspka nuk është fare e pranishme e as organet e saj.

Sipas Dodik këto gjëra tregojnë kanë dështuar përpjekjet ndërkombëtare në pajtim duke shtuar se besimi nuk mund të krijohet në këtë mënyrë.

“Ne do të kemi një seancë parlamentarë të hënën dhe do të bëjmë konkluzione të arsyeshme. Kjo iniciativë është drejtuar formalisht kundër Serbisë, në fakt është një sulm ndaj të gjithë serbëve në botë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Dodik është i bindur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të refuzojë iniciativën për rishikim të vendimit.

Anëtari i presidencës Mladen Ivaniq ka thënë se kjo ide duhet rrëzuar dhe se përfaqësuesit  e popullit serb në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të vazhdojnë komunikimin ditor me Beogradin dhe së bashku të ndërmarrin hapa.

“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën. Në synojmë që të institucionet të veprojnë në interesin tonë dhe ne do të bëjmë atë që është e dobishme”, ka thënë ai.

Ndaj dorëzimit të kërkesës për rishikimin e vendimit të shpallur nga anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk janë dakord as anëtarët kroat dhe serb të presidencës.

Përfaqësuesit serb në institucione dhe liderët e partive që përbëjnë Aleancën për Ndryshim në BH njoftuan se do dalin nga koalicioni në nivel shtetëror nëse nuk tërhiqet kërkesa për shqyrtim dhe kanë paralajmëruar se Asambleja Parlamentare e Bosnje dhe Hercegovinës do të mbetet pa një shumicë parlamentare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 26 shkurt 2007 vendosi se Serbia nuk mund të mbahet përgjegjëse për gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për rishikimin e vendimit është 10 vjet./Lajmi.net/