Serbia nënshkruan marrëveshje me SHBA-në, përfiton 9 milionë dollarë

Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshrkuar një marrëveshje për funksionim më të mirë të administratës shtetërore dhe një ekonomi më konkurruese të tregut.

Bota

28/04/2017 20:31

Me këtë marrëveshje Serbia merr 9.1 milionë dollarë nga Amerika për zhvillim, transmeton lajmi.net.

Për të përmirësuar funksionimin e administratës shtetërore do të marrë 4.45 milionë dollarë, kurse për ekonominë e tregut 4.64 milionë tjera.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është vazhdimi i projekteve në Serbi nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, dhe një filim i ri i bashkëpunimit ndërjmet Serbisë dhe SHBA-së.

Amandamenetet janë nënshkruar nga ministrja pa portofol në Serbi, Jadranka Joksimoviq dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

“Që nga viti 2001, SHBA-ja ka mbështetur Serbinë me më shumë se 750.000.000 dollarë”, ka thënë Joksimoviq.

Kurse ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Soctt ka thënë se SHBA me këto para do të jetë më konkurruese në ekonomi dhe gjithsesi edhe në sundimin e ligjit dhe administratën publike do të bëhen avancime.

Ai më tutje ka shtuar se ndihmat ndaj Serbisë do të vazhdojnë. /Lajmi.net/