Serbia në pritje, Rusia ende nuk ka vendosur t’ia dërgoj avionët ushtarak

Pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është çështje kohe kur gjashtë avionët MiG 29 do të mbërrijnë në Serbi.

Lajme

27/03/2017 18:28

“Unë pres që së shpejti Putin të nënshkruaj një urdhër për gjashtë avionët MiG 29 që të transferohen në Serbi”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ishte i i kënaqur që personalisht pati mundësinë të dëgjoj  nga Putin se ai ka miratuar të gjitha në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik, siç është rënë dakord më parë me zyrtarët kompetentë rus.

Ky bashkëpunim do t’i sjell Serbisë 30 automjete të blinduara, 30 tanke T-32 dhe gjashtë MiG 29.

Kryeministri serb i bëri të ditur Putinit se janë duke pritur ardhjen e kompanive të reja ruse.

Të dy bashkë kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor për Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën mirëpo mediat serbe nuk përmendin se në këtë takim të jetë diskutuar edhe për Kosovën./Lajmi.net/