Serbia në një këmbë të vijë në Kosovë, Vulin: Nëse Prishtina s’i gjenë vrasësit e Ivanoviqit, e bëjmë në

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë sot se Serbia ka kërkuar nga Prishtinë dhe komuniteti ndërkombëtar që të japin informacione në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Lajme

16/01/2018 21:32

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga dëshmitë dhe ne po kërkojmë që atë që kanë të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, ka thënë Vulin.

Tutje ministri serb ka thënë se është e nevojshme të zbulohen jo vetëm vrasësi por edhe ata që urdhëruan vrasjen, transmeton lajmi.net.

Vulin thekson se vrasja Ivanoviqit është tragjedi e tmerrshme që ndikon në çdo serb dhe çdo qenie njerëzore, shkruan telegrafi.rs.

Ai thotë se politikanët shqiptarë po e fajëson Serbinë për një sulm, mirëpo thotë se kjo që e tillë nuk është aspak e vërtetë vetëm po tentojnë të krijojnë një pamje të Serbisë si një shtet i tmerrshëm.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviqi u vra sot para selisë së partisë të cilën e drejtonte. Raporti i autopsisë së trupit të tij thotë se ai u vra nga pesë plumba, ndërsa Qendra Klinike Spitalore në veri të Mitrovicës, thotë se ai u vra nga në revole e prodhimit serb. /Lajmi.net/