Serbia, në momentet e fundit shtynë marrëveshjen për lëvizje të Lirë

Është shtyrë hyrja në fuqi e marrëveshje Kosovë-Serbi për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Këtë shtyrje është bërë nga pala serbe, pasi që siç ka njoftuar ndërmjetësi i BE-së, pala serbe nuk është e gatshme të bëjë një gjë të tillë, duke u vonuar në përgatitjet për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Lajme

23/07/2015 19:02

Marrëveshja ishte nënshkruar në Bruksel më 23 qershor dhe njihte në mënyrë të ndërsjellë sigurimet e automjeteve.

Pas kësaj shtyrje ka reaguar Rrahim Pacolli, udhëheqës i ekipit teknik për sigurimin e automjeteve, transmeton Indeksonline.

“Anulimi i marrëveshjes për lëvizje të lire të qytetarëve nga ana serbe tregon edhe njëherë jo-seriozitetin dhe jo-stabilitetin që elita politike serbe në vazhdimësi ka bërë dhe po bënë me faktorin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare dhe BE duhet ta kenë parasysh që këto lojëra të Serbisë do të vazhdojnë ashtu siç edhe kanë bërë në të kaluarën e tyre. Elita politike serbe ka vazhduar dhe po vazhdon të sillet në mënyrë të paskrupullt edhe në rastin në fjalë. Propozoi që pa zbatimin e kësaj marrëveshje të anulohen të gjitha takimet dhe bisedimet me palën serbe”, ka thënë Pacolli.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë të automjeteve në të dy anët e kufirit është dashur të fillojë së zbatuari nesër, më 24 korrik.