Serbia në këmbë: Parulla UÇK, Hashim Thaçi dhe Haradinaj midis Beogradit (Foto)

“Hashim Thaçi. Free Haradinaj”. Kështu mesazhi i shkruar në një veturë në Beorgrad që i ka çmendur mediat serbe.

Lajme

13/01/2017 23:12

Gazeta shoviniste serbe, Informer, e ka publikuar këtë fotografi me titullin “Provokim i rëndë midis Beogradit. Në veturën zyrtare të Informerit është shkruar: Lirojeni Haradinajt”, transmeton lajmi.net.

“Përveç kësaj, regjistrimi i makinës përfundon me shkronjat ‘UÇ’ vandalët kanë shtuar edhe shkronjën ‘K’, me një aluzion të qartë të një organizate kriminale përgjegjëse për vrasje, tortura dhe persekutim të serbëve në Kosovë dhe Metohisë gjatë luftës së vitit 1999”, shkruan gazeta që shqiptarëve ju referohet me termin nënçmues serbe “shiptari” dhe jo “albanci”.

Mediat serbe që disa ditë “kurrqysh” s’i kanë punët me Haradinajn! /Lajmi.net/