Serbia në “grupin e vdekjes” në Kupën e Botës

Janë mësuar emrat e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Sport

16/11/2017 19:55

32 shtete do të jenë pjesëmarrëse në evenimentin kryesor të sportit vitin e ardhshëm në Rusi, kur organizohet Kampionati Botëror.

Është Peruja kombëtarja e fundit që ka siguruar një gjë të tillë, teksa emra të mëdhenj si Italia, Kili e Holanda, kanë mbetur jashtë botërorit.

Më 1 dhjetor, 32 kombëtaret do të mësojnë kundërshtarët dhe grupet ku do të vendosën.

Mediet e huaja kanë paraparë në tre variante se si mund të krijohet “grupi i vdekjes”.

Njëri version është paraparë me Brazilin, Spanjën, Danimarkën dhe Nigerinë. Versioni i dytë me Argjentinën, Spanjën, Senegalin dhe Serbinë, dhe versioni i tretë me Gjermaninë, Spanjën, Egjiptin dhe Japoninë./Lajmi.net/