Serbia në finale me Amerikën

Serbia ka arritur të shënojë fitore kundër Francës me rezultat 85-90, për tu kualifikuar kështu në finale të Kampionatit Botëror në basketboll.

Sport

13/09/2014 00:59

Pjesa e para e takimit ishte shumë e dobët për francezët të cilët pësuan humbje të dy çerekët.

Çereku i parë përfundoi me rezultat 21-15 në favor të Serbisë ndërsa e dyta me rezultat 25-17 poashtu në favor të Serbisë.

Çereku i tretë i takimit shkoi pothuajse në mënyrë të baraspeshuar, përpos se Serbia kishte një pikë më shumë, 15-14.

Çereku i fundit i takimit ishte mjaft interesant. Franca arriti të shënojë dhjetë pikë më shumë se Serbia, por këto nuk ishin të mjaftueshme, pasi pësoi humbje me rezultat 90-85.